Nexhmije Hoxha: Plani për prishjen e banesës është fashist

Shqipëria

Nexhmije Hoxha: Plani për prishjen e banesës është fashist

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 11:57
Nexhmije Hoxha

E veja e ish diktatorit shqiptar, Enver Hoxha e quajti fashist planin e qeverisë për të shembur banesën e saj, në kuadër të planit për zgjerimin e Unazës së Madhe.

97 vjeçarja tha të hënën se banorëve u ishte thënë të linin banesat e tyre brenda disa ditëve dhe e cilësoi këtë urdhër si akt tipik fashist, raporton Associated Press, që citon mediat vendore.

Më herët, kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Afrim Qendro, deklaroi se ndërtimi i “Unazës së Madhe” në Tiranë do të shoqërohet me prishjen e një numri ndërtesash që janë të vendosura përgjatë segmentit nga “Pallati me Shigjeta” tek sheshi “Shqiponja”. Nga verifikimi në terren janë konstatuar 317 objekte që preken nga projekti.

Ndërkohë banorët e Unazës së Re protestuan ndaj projektit që parashikon shembjen e shtëpive dhe bizneseve të tyre.

Nexhmije Hoxha dhe familjarët e ish udhëheqësve kryesorë shqiptarë janë zhvendosur prej kohësh në rrethinat e Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat