Vihet firma! Nisin punimet për Bypass-in e Fierit

Shqipëria

Vihet firma! Nisin punimet për Bypass-in e Fierit

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 12:12
Ilustrim

Firmoset kontrata me kompanine kontraktore fituese per nisjen e punimeve per Bypassi-n e Fierit qe pritet te jete gati veren e ardhshme.

Pas përmbylljes së procedurave konkuruese të përzgjedhjes së kompanive kontraktore që do kryejnë punimet e Bypass-it të Fierit dhe dorëzimit të garancisë financiare, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka firmosur kontratën me kompaninë fituese “CGC, Combined Group Contracting”. Kontrata ka vlerën e financimit 37,944,221 Euro për përfundimin e kësaj vepre. 

Nga dita e sotme kompania kontraktore fillon punën në terren duke ringritur kantierin me objektivin për të bërë të kalueshëm bypass-in e Fierit në sezonin e ardhshëm turistik. 

Ndërkaq, në ditët e ardhshme do të kryhet dhe firmosja e kontratës me kompaninë fituese të Bypass-it të Vlorës për të mundësuar edhe aty fillimin e punës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat