Hysi: Në Kushtetutë asnjë nen që thotë që Presidenti të mos dekretojë ministrat

Shqipëria

Hysi: Në Kushtetutë asnjë nen që thotë që Presidenti të mos dekretojë ministrat

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 17:10
Vasilika Hysi

Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi tha se nuk pritej që Presidenti Ilir Meta të mos dekretonte kandidaturën e Sandër Lleshit për në postin e ministrit të Brendshëm.

Hysi: Do të doja të theksoja që nuk e kisha menduar që kandidatura e zt.Lleshi nuk do të dekretohej. Ne kemi marrë një mandat 4 vjeçar për të qeverisur dhe Kushtetuta e përcakton qartë që është kryeministri i vendit që propozon emra për ministrat dhe ata dekretohen nga Presidenti. 

Në Kushtetutë nuk ka ndonjë nen që thotë që Presidenti ka të drejtë të mos dekretojë ose të kthejë mbrapsht një emërim të kryeministrit. I vetmi rast, kur Presidenti ka të drejtë të mos i dekretojë janë ligjet që mund t'i rikthejë vetëm një herë.

 Kompetencat e Presidentit janë të parashikuara në Kushtetutë. Aty thuhet se është komandat i Forcave të Armatosura dhe e dyta ka kompetenca që lidhen me Këshillin e Sigurisë Kombëtare, që në këtë rast nuk është mbledhur. Ajo që doja të theksoja pa dashur ta gjykoj, Presidenti përfaqëson unitetin e popullit. Populli në këtë moment pavarësisht partive politike, ka disa përparësi. 

-A i njeh Partia Socialiste arsyet se përse zt.Meta nuk e dekretoi zt.Lleshi?

Hysi: Jo! Të paktën aq jemi njohur nga media dhe aq sa na ka informuar kryeministri. Zt.Lleshi nuk është partiak. Në Shqipëri ka një problem shumë të madh. Njerëzit nuk arrijnë të kuptojnë që në Rama ka pasur pjesë të stafit të vet njerëz që nuk kanë lidhje me Partinë Socialiste, shpesh kanë ndarë edhe bindje të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat