Si gënjen Rama për Lleshin, Kushtetuta: Emërimin e bën Presidenti jo Kryeministri

Shqipëria

Si gënjen Rama për Lleshin, Kushtetuta: Emërimin e bën Presidenti jo Kryeministri

Nga: Beqir SINA - New York Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 20:30
Beqir Sina

Kryeministri Rama akuzoi sot presidentin Meta se ka refuzuar pa të drejtë dhe pa bazë ligjore dekretimin e Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm.

Sot gjatë seancës parlamentar, Kryeministri Rama deklaroi: “Nuk figuron gjëkundi kompetenca e refuzimit të ministrave që gëzojnë besimin e kryeministrit. Edhe pse Kushtetuta nuk i njeh presidentit të Republikës as shprehimisht as me nënkuptim kompetencën për të refuzuar anëtarët e qeverisë, presidenti ka formuluar një letër pa asnjë referencë ligjore. Kushtetuta i ka të përfshira të 12 kompetencat e presidentit, por askund nuk e ka atë që të rrëzojë ministrat.”

Por deklaratat e Kryeminsitrit bien ndesh me Kushtetutën, sepse sipas nenit 98, pika 1 të Kushtetutës:“Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve.”Për më tepër Kryeministri Rama, sërish në shkelje të Kushtetutës që cakton afatin “7 ditë”, deklaroi se do t’i lërë edhe pak ditë kohë presidentit Meta të reflektojë për kandidaturën e Sandër Lleshit:“Do vendosim në qeveri ministrin e brendshëm të refuzuar nga presidenti, natyrisht në postin e zëvendësministrit dhe do i japim ca ditë kohë presidentit ta bluajë si çështje, por do i japim kohë edhe vetes për të hedhur hapin tjetër.”

Ky është rasti i parë që Presidenti i Republikës nuk dekreton propozimin e Kryeministrit për një ministër.
Në këto kushte, siç Exit.al ka shpjeguar më parë, Kryeministri Rama duhet të paraqesë një kandidaturë të re për postin e Ministrit të Brendshëm.

Ne kuader te lajmit per mos dekretimin nga Presidenti Meta, te propozimit te Gjeneral Lleshit, si minister i brendshem, ka reaguar edhe avokati i njohur nga Tirana Jordan Daci i cili thotë se: 

“Presidenti është organ i emërtesës edhe për një seri institucionesh dhe funksionarësh të lartë të shtetit dhe në këto raste Presidenti ushtron pushtet .Konkretisht, supozojmë që një kryeministër i propozon Presidentit emërimin e një personi si ministër, i cili p.sh nuk është shtetas shqiptar apo në një rast më të keq është i dënuar penalisht, ose ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, apo sipas informacioneve që i vihen në dispozicion nga Shërbimi Informativ Shtetëror Presidentit, personi i propozuar është agjent i një shtetit të huaj, shtet armiqësor ndaj RSH. Në fakt, këta persona, sipas kuadrit ligjor aktual, nuk mund të ushtrojnë funksione publike duke përfshirë edhe pozicionin e anëtarit të Këshillit të Ministrave.

Nga ana tjetër, sipas qëndrimit të parë, i bie që Presidenti do të jetë i detyruar të emërojë këtë person edhe pse ai ka gjithë informacionin e nevojshëm që personi në fjalë është ish-bashkëpunëtor, i dënuar, apo në shërbim të një shteti armiqësor ndaj RSH. Sigurisht, një gjë e tillë nuk do të kishte asnjë kuptim dhe as logjikë.

Rrjedhimisht, jam i mendimit që Presidenti ka të drejtën e kontrollit të meritave të emërimit të një anëtari të Këshillit të Ministrave.”

Tani gjeja e dyte me rendesi, madje me e rendesishmja, eshte qe mungesa e Gjykates Kushtetuese deri me tani ka favorizuar mazhorancen dhe tani i kthehet kunder mazhorances, e cila s’mund te gjej zgjidhje kushtetuese, por do jete e detyruar t’i nenshtrohet vullnetit te Presidentit Meta.

Argumenti kushtetues i Presidentit te Republikes eshte fare i thjeshte sqaron konstuticionalisti Daci duke thënë se Kushtetuta ne nenin 167 parashikon si vijon:

Neni 167

1. Ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose të emërohen në detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjese ne parti ose në veprimtari politike.

2. Pjesëtarët e forcave te armatosura ose personat qe kryejne sherbim alternativ, gezojne te gjitha te drejtat dhe lirite kushtetuese, pervec rasteve kur ligji parashikon ndryshe.

Pra nje Gjeneral Brigade aktiv dhe qe paguhet aktualisht per kete funksion sipas nje vendimi gjyqesor, s’mund te ushtroje funksionin politik te anetarit të Keshillit te Ministrave...

Se na lodhen duke bere konstitucionalistin njerez qe as juriste s’jane, pa le pastaj juriste me atribute konstitucionalizmi qe ia japin vetes titullin pa asnje njohuri te thelluar ne fushen e te Drejtes Kushtetuese!

Mos dekretimi i Metës të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm shënoi precedentin e parë duke çuar në një përplasje mes mazhorancës dhe institucionit të Presidentit.

Ndërkohë i ftuari i radhës në studion e “Top Talk”  juristi dhe konstitucionalisti Jordan Daci, i pyetur nga gazetari Denis Dyrnjaja, nëse e reklamon Presidentin e Republikës nga pikëpamja juridike, ligjore e kushtetuese një vendim apo një akt i paarsyetuar i mos-dekretimit të ministrit Brendshëm, sikurse deri më tani, ndaj një precedenti për shkelje të Kushtetutës dhe shkarkim nga mazhoranca, Avokati i njohur Jordan Daci u përgjigj:

“Mundësitë për të shkaktuar Presidentin e Republikës, aq më pak këtë aktualin, janë zero. E para, që shkelja kushtetuese të ekzistojë do të duhet të vërtetohet me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Vetëm ajo mund të thotë nëse presidenti e ka shkelur apo jo Kushtetutën. Kjo situatë është mburojë për presidentin, sikurse edhe për qeverinë për shumë probleme të tjera, për të cilat do të përballej në Kushtetuesen. Boshllëku po shfrytëzohet nga të dyja palët. Kjo është një lojë shahu, siç e tha kryeministri, por është pa arbitër, sepse s’kemi Gjykatë Kushtetuese”, përfundoi Daci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat