Arrestohen dy gra hajdute, ja sa vjet burg rrezikojnë

Shqipëria

Arrestohen dy gra hajdute, ja sa vjet burg rrezikojnë

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 22:44
Foto ilustrim

Policia e Tiranës, ka bërë të ditur se ka arrestuar dy gra, të cilat akuzohen për “Vjedhje” dhe “Bashkëpunim”.

Policia sqaron se, u arrestuan në flagrancë shtetaset Sh. D., dhe E. D., vjeçe 66 e 40, banuese në Tiranë. Ato akuzohen për veprën penale të parashikuar nga neni 134/2 e 25 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 04. 11. 2018, u arrestuan në flagrancë shtetaset Sh. D., dhe E. D., vjeçe 66 e 40, banuese në Tiranë, për veprën penale të parashikuar nga neni 134/2 e 25 i Kodit Penal.

Neni 25

Kuptimi i bashkëpunimit

Bashkëpunim quhet kryerja e veprës penale nga dy ose më shumë persona me marrëveshje ndërmjet tyre.

Neni 134

Vjedhja

(Ndryshuar me ligjin nr. 9275, datë 16. 09. 2004; ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 01. 03. 2012)

Vjedhja e pasurisë dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.

E njëjta vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda dënohet me burgim nga katër deri në dhjetë vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat