Atentati në Durrës, shkon në 2 numri i viktimave

Shqipëria

Atentati në Durrës, shkon në 2 numri i viktimave

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 23:36
Foto nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Shkon ne dy numri i viktimave nga atentati ne Durres. Edison Harizaj nga Vlora mësohet se është personi i ekzekutuar në Durrës mbrëmjen e djeshme, nderkohe qe mesohet se ka nderruar jete dhe personi i plagosur, Genci Caca, 33 vjec.

Ata ndodheshin në një “Audi A8” kur janë qëlluar me armë zjarri. Sipas burime policore, Makina e tyre ishte nisur nga Tirana dhe udhëtonte në drejtim të Kavajës.

Harizaj është 39 vjeç me precedente te meparshem dhe sipas burimeve policore, dyshohet se ishte pjese e grupit te Emiliano Shullazit.

Nga informacionet paraprake, mësohet se Policia po heton dy pista: larje hesapesh dhe hakmarrje.

“Më datë 06.11.2018 , rreth orës 22:50 ,në lagjen nr. 13, Durrës brenda një mjeti tip ‘Audi’ është gjetur pa shenja jete shtetasi E.H. 39 vjeç, banues në Vlorë dhe i plagosur shtetasi G.C. 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet ne njoftimin paraprak te Policise se Durresit.

Por, pas ketyre informacioneve, shtetasi Genci Caca ka nderruar jete ne spital.

Një i vrarë dhe një i plagosur në Durrës

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen dhe plagosjen ka ndodhur në Durrës.

Mësohet se një person i vrarë dhe një i plagosur janë gjetur brenda një makinë gjatë mbrëmjes së sotme.

Ata u gjetën brenda një automjeti tip “Audi” me targa “AA 857” në lagjen 13, në zonën e plazhit.

Makina e tyre ishte nisur nga Tirana dhe udhëtonte në drejtim të Kavajës.

Mësohet se pa shenja jete është gjetur Edison Harizaj 39-vjeç, banues në Vlorë, ndërsa i plagosur ka mbetur G.C., 33-vjeç, banues po në Vlorë.

Harizaj është me precedentë të mëparshëm kriminalë dhe dyshohet se ishte pjesë e grupit të Emiliano Shullazit.

Gjithashtu mësohet se në Shën Avlazh është gjetur një makinë e djegur, që dyshohet të jetë përdorur në vrasje.

Në vendngjarje, janë gjetur një numër i madh gëzhojash, bënë me dije burime policore.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe i personit të plagosur, i cili është transportuar në spitalin Rajonal për të marrë ndihmë mjekësore.

Ngjarja në fjalë është nën hetim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat