Atentati mafioz/ Ja kush janë viktima dhe i plagosuri mbrëmjen e sotme në Durrës. Emrat

Shqipëria

Atentati mafioz/ Ja kush janë viktima dhe i plagosuri mbrëmjen e sotme në Durrës. Emrat

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 00:16
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mbrëmjen e sotme pas një sulmi mafioz, ka mbetur I vrarë Edison Harizaj, ndërsa është plagosur rëndë Genci Caca.

Dy personat janë gjetur mbrëmjen e sotme nga policia brenda një makine ‘Audi’. Sipas burimeve të medias, Harziaj është shoku i Shullazit dhe rezulton person me precedent penal.

Informacioni i policisë:

Më datë 06.11.2018 , rreth orës 22:50 ,në lagjen nr. 13, Durrës brenda një mjeti tip “Audi” është gjetur pa shenja jete shtetasi E.H. 39 vjeç, banues në Vlorë dhe i plagosur shtetasi G.C. 33 vjeç, banues në Vlorë,   i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe sqarimin  e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat