Edi faqedjeguri: Ja për çfarë dyshohet miku i ekzekutuar i Shullazit

Shqipëria

Edi faqedjeguri: Ja për çfarë dyshohet miku i ekzekutuar i Shullazit

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 08:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me atentatin me armë që u krye pak pas mesnate në qytetin e Durrësit, ku deri tani konfirmohet se ka humbur jetën Edison Harizaj, dhe ka mbetur rëndë i plagosur miku i tij Genci Caca.

Harizaj, që njihej si një nga miqtë e Emiljano Shullazit, njihej ndryshe dhe me nofkën ‘Edi faqedjeguri’, për shkak të një njolle që kishte në fytyrën e tij. Ai ka qenë pronar i një kompleksi banimi në qytetin e Vlorës, ndërsa dyshohet se ka qenë i përfshirë në disa ngjarje kriminale në qytetin bregdetar.

Ai akuzohet për zhdukjen e Albano Xhaferrit dhe shokut të tij Elvis Troqe, ndërsa ka dyshime se mund të jetë përfshirë dhe në zhdukjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi.

Mësohet se dy personat nga Vlora po udhëtonin nga Tirana drejt qytetit të lindjes kur automjeti tip Audi me të cilin ata po lëviznin është goditur me breshëri plumbash. Në drejtim të mjetit të tyre është qëlluar rreth 30 herë nga një armë tip kallashnikov dhe më pas dyshohet se është djegur në Shën Vlash dhe makina me të cilën ata udhëtonin.

Autorët e kanë mirëmenduar skenën, pasi kanë zgjedhur që ta kryejnë atentatin në një zonë të plazhit, që devijon nga rruga kryesore dhe që është totalisht me mungesë të ndriçimit, shkruan FaxNews.

Janë sekuestruar telefonat e dy personave që udhëtonin me audin për të identifikuar ndonjë provë të mundshme nga tabulatet telefonike.

Pra, devijimi nga rruga kryesore ngre dyshimet qe autorët dhe viktimat të kenë komunikuar paraprakisht  me njëri-tjetrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat