I shpallur në kërkim për plagosje dhe vjedhje, kapet 32-vjeçari

Shqipëria

I shpallur në kërkim për plagosje dhe vjedhje, kapet 32-vjeçari

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Një 32-vjeçar është arrestuar mëngjesin e sotëm nga polica e Elbasanit, falë një bashkëpunimi me Policinë e Kryeqytetit.

32-vjeçari, Thanas Bego është ndaluar nga forcat policore Elbasan, pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale të “Plagosjes me dashje” dhe “Vjedhjes”.

Gjithashtu ndaj tij rëndojnë edhe akuza të tjera si mosbindje nda efektivëve të policisë, shkatërrim prone Bego është kapur ne kryeqytet pas një pune te mirë organizuar  te sektorit te krimeve te komisariatit te policisë Elbasan ne bashkëpunim me koleget e Tiranes. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat