Merren në mbrojtje 2 prokurorë dhe 1 gjyqtar, lanë në burg 2-ish deputetët e PS

Shqipëria

Merren në mbrojtje 2 prokurorë dhe 1 gjyqtar, lanë në burg 2-ish deputetët e PS

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 12:15
Policia e shtetit

Shtohen masat në ruajtje të dy prokurorëve që firmosën arrestimet për operacionin ‘Volvo 4’, ku mes të arrestuarve ishin edhe dy ish-deputetët e PS, Arben Ndoka dhe Arben Çuko.

Dy prokurorët Dritan Prenci dhe Vladimir Marra, të cilët firmosën masat e arrestit për personat e operacionit Volvo 4 janë marrë në ruajtje.

Burimet bëjnë të ditur se është vlerësuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë që të përfitojnë mbrojtje.

Po ashtu vendimi për mbrojtje është marrë edhe për gjyqtarin Bibë Ndreca.

"Nuk ka kërcenim konkret, por vleresim te nje rreziku te mundshem", thuhet në njoftimin jo zyrtar të Prokurorisë.

Operacioni i koduar "Volvo 4" u shtri në 12 qytete dhe  u goditën anëtarët e 4 grupeve të skeduara kriminale.

Bilanci:

12 qytete -  Forcat policore, RENEA, FNSH, dhe operacionalet kanë ushtruar kontrolle në qytetet, Shkodër, Has, Lezhë, Shijak, Elbasan, Durrës, Fier, Vlorë, Tiranë, Patos, Sarandë dhe Delvinë

27 te arrestuar-  Gjatë këtij megaoperacioni janë arrestuar 27 shtetas, 6 u shpallën në kërkim

100 Kontrolle - Në zbatim të vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, janë ekzekutuar vendime penale në disa qytete, si dhe janë ushtruar rreth 100 kontrolle banesash dhe ambientesh të tjera.

Laboratori i heroinës - Zbulimi i laboratorit të heroinës në fshatin Brenogë në Has është pjesë e këtij operacioni.  

"U sekuestruan 182.5 kg morfine e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e lëngshme që përdorej për prodhimin e heroinës" informoi drejtori i policise.

Më 18 tetor në mëngjes u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit Mustaf Shuti në fshatin Brenovë, Has ku u gjetën prekusorë për prodhimin ë lëndës narkotike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat