Vasili: Jo rastësisht Lleshaj e fillon me një sorrosizëm të tillë dhe jo me krimin

Shqipëria

Vasili: Jo rastësisht Lleshaj e fillon me një sorrosizëm të tillë dhe jo me krimin

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 21:16
Sandër Lleshi

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili e konsideroi porosi të kryeministrit Rama, urdhrin e ministrit de facto të Brendshëm, Sandër Lleshi mbi angazhimin e policisë kundër djegies së mbeturinave.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

Merret me plehrat e bashkisë dhe jo të krimit ndaj Edi Rama vdiq për Lleshajn.

Urdhri i parë i Keqformimit kushtetues, që drejton sot në mënyrë antikushtetuese Ministrinë e Brendshme ishte të merret policia me plehrat urbane dhe jo me plehrat kriminale që tunden e shkunden në mes te qyteteve tona.

Jo rastësisht Lleshaj e fillon me një Sorrosizëm të tillë se këtë i ka kërkuar kryeministri.

Ndaj dhe kryeministri vdiq për Lleshajn.

Vetëm ai mund ta rehatoje kryeministrin dhe ta bëjë sefte punën duke urdhëruar Policinë e Shtetit të merret me plehrat e bashkisë dhe jo me plehrat e krimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat