Video tronditëse e vrasjes në ish-Bllok, gazetari: Elvana Gjata s’kishte lidhje…

Shqipëria

Video tronditëse e vrasjes në ish-Bllok, gazetari: Elvana Gjata s’kishte lidhje…

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 07:45
Foto ilustrim "Bota sot"

Mbrëmjen e djeshme në “Repolitix” është diskutuar mbi videon e publikuar ekskluzivisht në “Report Tv”.  Të ftuarit e kësaj mbrëmjeje kanë qenë gazetarët Elton Qyno dhe Dricim Caka, avokati Idajet Beqiri dhe politikani Asllan Dogjani. Gazetari Driçim Caka ka thënë se sherri është i çastit ndërsa konfikti sipas tij është i trashëguar.

Ndërkohë që një tjetër detaj i zbuluar në emision, vjen nga gazetari i “Shqiptarja.com”, Elton Qyno, i cili ka thënë se personi që shihet të hyjë në lokal me kapele është një ish-polic me emrin Santiago. Qyno ka thënë se, sipas informacioneve që ka, përplasja me armë nuk ka ndodhur për shkak të Elvana Gjatës por për një borxh mes dy grupeve.

Diskutimet në studion e Repolitix me gazetarin Denis Minga

Driçim Caka: Sherri ka qenë i çastit, ndërsa konflikti është i trashëguar.

Asllan Dogjani: Pamjet janë shokuese për opinionin publik.

Dricim Caka: Ka një efekt për këtë gjë, zona është e populluar. Është një zonë ku ka persona të rrezikshëm që lëvizin në ditë festash dhe në ditë normale.

Asllan Dogjani: Ky grup kriminal e dinte shumë mirë sesa policë ka patur atë ditë në këtë zonë. Nuk lidhet vetëm me policinë por me gjithçka. Problemi ka arritur deri këtu, sepse nuk e merr vesh këtu se ku është politika dhe ku është krimi.  Kam informacion dhe e di çfarë ka ndodhur me grupet kriminale në zgjedhjet e kaluara. Çdo politikan që bëhet pjesë e politikës duhet të mos përzihet me krimin. Duke u përzierë politika, atëherë nesër politika i shërben krimit.  Pse nuk janë marrë masa dhe më pas u vranë edhe ata në Durrës?

Avokati Idajet Beqiri: Bandat vazhdojnë të veprojnë në Shqipëri. situata agravoi në Shqipëri derisa u arrit në mendimin se kot sa bëhen zgjedhje se pa u blerë zgjedhjet nuk ke gjë në vijë. Ka ardhur koha që politika të pastrojë ajrin dhe në një situatë të tillë t’i thërrasin mendjes.

Elton Qyno: Shohim gjithë këto pamje dhe gjithë këta persona. Ata që kanë hyrë me Ervis Martinajn, ai i ka thirrur përmes aplikacionit Telegram. Santiago është personi që ka hyrë me kapele, ish-polic. Këta komponentë nuk luftohen me policë me uniformë por me polici kriminale. Kjo nuk luftohet me Ardi Veliun që del për qejfin e tij në bllok. I ka thirrur Martinaj dhe ka shkuar. Elvana Gjata, unë nuk besoj se kishte lidhje me atë që ndodhi. Pra gjithë influenca për mua mendoj se është për punë borxhi. Grupet kriminale ka agravuar situata dhe jemi më pas në këtë ngjarje konkrete.

Dricim Caka: Elvana Gjata nuk kishte lidhje me atë që ndodhi brenda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat