Berisha: Si e fshehu policia vrasjen në Librazhd, autor kryeplaku

Shqipëria

Berisha: Si e fshehu policia vrasjen në Librazhd, autor kryeplaku

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 08:00
Foto

Një denoncim i fortë ka ardhur në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa flitet për një ngjarje që thuhet se është mbajtur e fshehtë.

Një qytetar dixhital i shkruan Berishës se në janar të këtij vit në pyll u vra me sëpatë Idriz Byci, krim për të cilin akuzohet Fiqeri Haskurti, por që autori i vërtetë sipas tij është një tjetër person.

Qytetari dixhital akuzon se pas ngjarjes fshihet Kapllan Deda, kryeplak i një fshati në komunën Orenj, ndërsa shton se policia ka fshehur ngjarjen. Po ashtu qytetari pohon se kryeplaku e ka pranuar vet vrasjen në fjalë, që thuhet se ka ndodhur për pyllin e fshatit.

DENONCIMI TEK BERISHA:

“Denoncohet fshehja e vrasjes nga policia!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje doktor. Jam prej Librazhdi, komuna Orenje. Doja të denoncoja një krim qe ka ndodh ne pyll me fshatin tone Zdrojsh Katun. Me janar të këtij viti u vra ne pyll me sepate Idriz Byci duke prere drru për të fituar kryeplaku I fshatit Kapllan Deda qe kishte zaptuar pyllin e I mbaroi drute.

Ne gjithe fshatin tone thonë qe e vrau kryeplaku Kapllan Deda me sepatën e vet se Idrizi shkret i tha; Pse më cove me pre drru se un jam punëtor per rrugen. Kapllanin e ndihmoi policia e bon sikur vrasjen e boni Fiqeri Haskurti qe eshtë me kartele, I sëmure e vrau gjoja konflikt per pronë me rruga.

Tashi Fiqeriu i shkret po bën burg kot. Edhe shenjat e gishtave nuk I kanë dal ne spatë. Kane dale ato të Kapllan Dedes, ketë se mbajten as I ore në polici se e ndihmuan. Kapllani duhet te ishte bejë burg se ai rri tap ne fshat tu thon; ‘jam I pari fshatit spy’s un t’vras e s’me fut njeri mren se kam krah’. Edhe policia ka frik prej Kapllanit po t’ankohet ai.

I detyron njerzit te hypin te furgoni cunit te vet e furgonat e tjerë si le me punuar. I ndalon me polici. Ditë tjeter doktorr sa to marr do ti coj me video se thonë e kan filmuar, e incizuar kur ka qen tap Kapllani qe ka pranuar vet vrasjen t’u fol e t’u permend emrat e atyre qe e ndihmojne. T’lutem doktor publikoje e nxirre ta marrin vesh tgjith e ta fusin nëburg ketë se mori nqaf 2 familje. PAC shnet Doktorr”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat