Maska, bluza, flamuj, çfarë po përgatitet në Bularat

Shqipëria

Maska, bluza, flamuj, çfarë po përgatitet në Bularat

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 11:02
Foto

Të paktën 3 qytetarë grekë janë ndaluar nga policia në Gjirokastër, pasi u janë gjetur sende të ndaluara.

Mesditën e sotme do të bëhet varrimi i ekstremistit grek, Kostandinos Kaçifas, që u vra në  28 tetor në përballje me forcat speciale RENEA.

Pikërisht për këtë arsye janë marrë masa të shumta nga ana e policisë dhe në terren kanë zbritur edhe agjentë sekretë.

Në fshatin Bularat ka oficerë civilë.

Pikërisht ata kanë ndaluar 3 grekë që kishin me vete, maska, bluza e flamuj me shkrime ekstremiste, siç edhe mund ti shikoni në pamjet e bëra publike nga FaxNews.

Qytetarët grekë janë dërguar në Prokurori.

Atyre u janë gjetur bluza të ndaluara më mbishkrime që ngjallin urrejtje, kapuç dhe sende të ndaluara.

Madje ata kanë kundërshtuar dhe forcat e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat