SHBA: Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç…

Shqipëria

SHBA: Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç…

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 12:06
Ministria e Brendshme

Pas debatit politik në Shqipëri, në lidhje me çështjen e ndryshimeve në Ministrinë e Brendshme, reagoi edhe ambasada amerikane në Tiranë.

Sipas tyre, vendi ka nevojë për një Ministri të Brendshme plotësisht funksionale.

“Përgjatë muajve të fundit, jemi inkurajuar nga përparimi që kemi parë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri – rezultat i drejtpërdrejtë i punës së bërë nga autoritetet shqiptare, veçanërisht oficerëve të policisë dhe prokurorëve, të cilët luftojnë për drejtësi të vërtetë për të gjithë shqiptarët. Ka ende punë për të bërë dhe presim që këto përpjekje jo vetëm të vazhdojnë, por edhe të shtohen”.

“Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e këtyre përpjekjeve dhe rezultateve të deritanishme. Qeveria e SHBA qëndron e gatshme për të punuar me partnerët tanë shqiptarë. Ne do të ofrojmë asistencë kudo që të jetë e mundur për të ndihmuar mposhtjen e krimit të organizuar e korrupsionit, për të vazhduar përparimin e reformës në drejtësi, dhe për të siguruar sundimin e ligjit për popullin shqiptar”, thuhet në deklaratë.

Komentet amerikane vijnë pasi presidenti Ilir Meta nuk e dekretoi emrin e Sandër Lleshit si zëvendësues të Fatmir Xhafës në krye të këtij dikasteri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat