Gjysma e pesticideve hyjnë kontrabandë në Shqipëri

Shqipëria

Gjysma e pesticideve hyjnë kontrabandë në Shqipëri

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 17:07
Ilustrim

Deputetët e Komisionit të Ekonomisë i kërkuan ministrit të Financave që në paketën fiskale që do të hyjë në fuqi në Janar të 2019-s, të përfshijë edhe përjashtimin nga tatimi mbi vlerën e shtuar të inputeve bujqësore.

Por ministri Arben Ahmetaj ishte dakord me një variant të ndërmjetëm të cilin e quajti balancim. Ministria mund të pranojë që faturën që do të rëndojë në buxhet nga heqja e tvsh-së për këto produkte, ta kompensojë me përqindjen që i rimburson TVSH-në fermerit.

Të njëjtën kërkesë, për të përjashtuar nga TVSH listën e pesticideve të lejueshme, plehrave kimike dhe farave e fidanëve e ka bërë edhe ministri i Zhvillimit Rural Niko Peleshi, në një Komisionin Parlamentar tjetër, atë Veprimtarive Prodhuese. Kreu i ministrisë së bujqësisë tha se më shumë se gjysma e pesticideve hyjnë kontrabandë dhe dëmtojnë prodhimin dhe konkurrencën e produkteve tona.

Fatura që do t’i rëndojë buxhetit nga heqja e tatimit mbi vlerën e shtura të inputeve bujqësore është 9 milion dollarë, ndërsa nisma me heqjen e TVSH-së normalizon tregun dhe lufton kontrabandën, në mënyrë që të hyjnë produkte të kontrolluara. Nga nevojat që ka tregu bujqësor në Shqipëri, në mënyrë të ligjshme hyn vetëm 16% e kërkesës, ndërsa pjesa tjetër është informalitet ose mostrajtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat