‘Kacifas’, reagon Rama: Hienat përdhosën të vdekurin, ulën dinjitetin e flamurit të tyre!

Shqipëria

‘Kacifas’, reagon Rama: Hienat përdhosën të vdekurin, ulën dinjitetin e flamurit të tyre!

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 07:09
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ceremonisë së varrimit të Kostandino Kacifas në Bularat të Gjirokastrës, ku morën pjesë mbi 1 mijë grekë të cilët këndua në kor thirrje nacionaliste dhe anti shqiptare. Një qytetar i shkruan Ramës në Facebook se greku erdhi dhe na provokoi, por kryeministri shprehet se Shqipëria s’lufton as me arkmorte dhe as me provokatore varrimesh. Sipas Ramës, Shqipëria nuk “fëlliqet” nga ca te pagdhendur, qe jetojnë si hiena e këndojnë si korba.

Komentuesi: Nderhy zoti Rama Te lutem sepse u flliqem si shtet,vjen greku na provokon, tregoja vendin dhe tregoja vlerat tona si komb.

Përgjigja e Ramës: Vlera jone sot? Pikerisht ajo qe disave ketu u duket gabimisht si dobesi. Shteti yne s’lufton as me arkmorte dhe as me provokatore varrimesh. Kush erdhi per te provokuar, hyri, turperoi veten e flamurin e tij dhe iku. Patriotizmi nuk eshte te urresh tjetrin e gjuhen e tij, po te duash vendin e gjuhen tende. Dhe zotrote mos e perdor termin “greku”, se eshte po kaq e neveritshme sa kur te pagdhendurit ne anen tjeter, thone “shqiptari”! Minoriteti grek, njerezit e mire te minoritetit e te Bularatit, nuk jane “greku”, po jane qytetare te respektuar e te pazevendesueshem te Shqiperise.

E ti qe as emrin s’merret vesh si e ke, rri pa merak se Shqiperia nuk “flliqet” nga ca te pagdhendur, qe jetojne si hiena e kendojne si korba! Jane qenie te mjera qe perdhosin te vdekurin qe medemek respektojne dhe ulin dinjitetin e flamurit te kombit te tyre – nje komb qe i ka dhene shume njerezimit; nje popull qe s’ka qene e s’mund te jete kurre armiku yne; nje vend ku shqiptaret kane gjetur strehe, njesoj siç kane gjetur greket strehe tek ne dhe qe edhe ai, si çdo vend, ka taksiratin te kete derrat e gomeret e vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat