Dekretimi i Lleshit, Meta replikon me Ramën: Amatorët të lexojnë Kushtetutën!

Shqipëria

Dekretimi i Lleshit, Meta replikon me Ramën: Amatorët të lexojnë Kushtetutën!

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 10:02
Edi Rama

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar sot ndaj sulmit të kryeministrit Edi Rama në Kuvend, sipas të cilit, Presidenti nuk kishte asnjë të drejtë dhe nuk kishte dhënë asnjë argument ligjor bindës për të mos e dekretuar Sandër Lleshin, ministër të Brendshëm.

Meta tha për mediat pasi doli nga forumi "Tirana Connectivity":

" Sa i takon anës ligjore, pa dashur të jap leksione për Kushtetutën, të gjithë amatorëve do t’i ftoja të lexojë edhe një herë kushtetutën për kompetencat e Presidentit. Për ata që mendojnë se Presidenti ka detyrë vetëm të firmosë për këtë rast, kam një pyetje, a mund parlamenti të rrëzojë dekretin e peridentit për një ministër? Se dhe kjo nuk është e shprehur në Kushtetutë. Më lini të bëj detyrën time si gjithmonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat