Fillon puna edhe për Bypass-in e Vlorës

Shqipëria

Fillon puna edhe për Bypass-in e Vlorës

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 10:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Nisi puna edhe për ndërtimin e Bypass-it të Vlorës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri në një postim në Facebook, ku sqaron se kontrata ka një vlerë financimi prej rreth 36 mln euro.

"Në përfundim të procesit të procedurave konkuruese për përzgjedhjen e kompanisë kontraktore që do të kryejë punimet për ndërtimin e Bypass-it të Vlorës, Autoriteti Rrugor Shqiptar nënshkroi kontratën me Joint Venture shqiptaro-italiane “Gener 2 & Impresa Ing.E.Mantovani”. Kontrata ka vlerën e financimit prej 35,874,354 Euro.

Kompania kontraktore fillon tanimë punën në terren duke ringritur kantierin dhe vazhduar investimin për realizimin e kësaj vepre të rëndësishme infrastrukturore", thuhet në njoftimin e publikuar nga vetë ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat