Dako i kundërpërgjigjet Bylykbashit: Harroje Durrësin! Ka ikur koha e burgaxhinjve

Shqipëria

Dako i kundërpërgjigjet Bylykbashit: Harroje Durrësin! Ka ikur koha e burgaxhinjve

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 13:59
Oerd Bylykbashi

Sa herë që nga selia e PD-së del një përfaqësues i kësaj force për të vijuar kërkesën e parreshtur për arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ky i fundit shfrytëzon rrjetet sociale për t’iu kundërpërgjigjur, sikurse ndodhi edhe këtë të premte ndaj Oerd Bylykbashit.

“Oerd Bylykbashi bën kompetentin në Tiranë, ku s’e njeh askush. Në Durrës është personazhi më i pavotuar i PD-së! Oerdi e di shumë mirë që koha kur PD-ja i merrte votat në Durrës me figura serioze qytetare dhe me burgaxhinj me leje 10-ditore në fshat ka vdekur. Figurat qytetare të PD-së ka kohë që votojnë Vangjush Dakon dhe Oerdi e di mirë! Sepse nuk kanë si i shkojnë mbrapa Oerdit, që s’merr as votat e shtëpisë së vet dhe e mbante Sokol Olldashi i shkretë si sekretar nga mbrapa”, shkruan Dako.

Më tej, kryebashkiaku i Durrësit i thotë deputetit demokrat Bylykbashi të harrojë Durrësin, duke lëshuar kështu sfidën edhe për zgjedhjet lokale të qershorit të ardhshëm.

“Ndërsa koha e burgaxhinjve, koha e Lentit tënd që nxirreshin për të rrahur njerëzit e PS-së në Ishëm e nëpër fshatra ka vdekur. Vdiq bashkë me Saliun. Sot votat merren me punë e me fushata, ku PS-së s’i del dot para jo Oerdi, po askush. Sa takime bëj unë në 24 orë, Oerdi që fle gjumë në drekë s’ka për t’i bërë dot as në 24 vite politikë! Më vjen keq se e kam banor timin, po s’kam çfarë i bëj, do e fus në listën e gjyqeve me vemjet e tjera të Lul Peshkut dhe po ia përsëris: Harroje Durrësin si politikan Oerd! Shijo si qytetar ndryshimet që kam bërë dhe do të bëj unë bashkë me qeverinë time, po si politikan je i mbaruar”, shkruan më tej Dako.

Në fund, ka edhe një batutë për rivalin e tij politik.

“Shyqyr që të fut Lul Peshku të parin në akuariumin e PD-së së Durrësit dhe të çon në parlament brenda në akuarium, se ty edhe moma jote ta jep votën për konflikt interesi se për bindje është edhe më e majtë se unë!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat