Dekreti për Lleshin, Fleckenstein shkon në zyrën e Ilir Metës

Shqipëria

Dekreti për Lleshin, Fleckenstein shkon në zyrën e Ilir Metës

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 14:01
Ilir Meta dhe Knut Fleckenstein

Raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein do të takohet sot me Ilir Metën, pas ngërçit të krijuar me ministrin e Brendshëm, pasi presidenti ka refuzuar të dekretojë Sandër Lleshin në krye të këtij dikasteri.

Mësohet se takimi do të mbahet në Presidencë në orën 14:30.

Në një konferencë për mediat në Tiranë, Fleckenstein tha se BE dhe Shqipëria duan që të kenë një ministri të Brendshme funksionale dhe se figura e Sandër Lleshit vlerësohet pozitivisht nga ndërkombëtarët.

“Informacioni që unë kam rreth zotit Lleshaj është pozitiv. Nga institucionet ndërkombëtare unë di që Lleshi ka komente të mira, pritet mirë prej këtyre institucioneve, me aq sa dimë ne, megjithatë kjo nuk përjashton informacione të tjera që mund të ketë Presidenti”, tha Fleckenstein

Raportuesi për Shqipërinë në PE tha se nuk është në dijeni të arsyeve se pse Meta nuk e dekreton Lleshin, por se shpreson në një zgjidhje.

“Nuk do të guxoja të mbaja anë këtu, por kemi një interes të përbashkët. Shqipëria dhe BE kërkon që të kemi një ministri të Brendshme që të jetë funksional. Dhe kur themi funksionale them ministër. Presidenti nuk ishte i bindur plotësisht dhe sot dëgjova se qeveria do t’ja japë të njëjtin propozim sërish. Se di ca arsyesh ka presidenti. Nuk e di se cila është gjëja e mirë apo jo. I njoh këtë politikanë dhe shpreshoj se do të ketë një zgjidhje për këtë çështje”, tha ai.

Nga ana tjetër sot kryemininistri Rama çoi sërish për miratim tek Presidenti emrin e Sandër Lleshit, pak pasi presidenti doli në një deklaratë për mediat, ku i cilësoi amatorë ata që komentojnë vendimin e tij për Gjeneralin.

“Sa i takon anës ligjore, pa dashur të jap leksione për Kushtetutën, por të gjithë amatorëve, diletantëve, apo të njëanshëmve, do t’i ftoja edhe një herë të lexojnë Kushtetutën dhe kompetencat e Presidentit”, tha Meta në një prononcim për gazetarët, pas fjalës së mbajtur në forumin “Tirana Connectivity”, duke shtuar se “akt formal, apo ceremonial është vetëm betimi tek Presidenti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat