Meta takon Fleckenstein: Vetëm reforma e vërteta do çojnë drejt hapjes së negociatave

Shqipëria

Meta takon Fleckenstein: Vetëm reforma e vërteta do çojnë drejt hapjes së negociatave

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 17:34
Meta takon Fleckenstein

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka takuar këtë të premte eurodeputetin e njëkohësisht raportuesin për Shqipërinë, Knut Fleckenstein ku është diskutuar mbi reformat dhe negociatat drejt BE-së.

Meta e ka bërë njoftimin e tij të shkurtër në rrjetet sociale, ku është shprehur se vetëm reformat e vërteta në drejtësi mund të çojnë Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE, një mesazh ky që duket sikur është në adresë të qeverisë, me kreun e të cilit Presidenti ka patur një përplasje ditët e fundit në lidhje me çështjen e mosdekretimit të Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme.

STATUSI I METËS:

Pata kënaqësinë të takohesha me eurodeputetin, Knut Fleckenstein. Vetëm reformat e vërteta në fushën e sundimit të ligjit do të çojnë drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat