"Ceremonia për Kacifas ndryshoi atmosferën mes Shqipërisë e Greqisë"

Shqipëria

"Ceremonia për Kacifas ndryshoi atmosferën mes Shqipërisë e Greqisë"

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 17:37
Ilustrim

Ish Ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj është shprehur se në ceremoninë mortore të Kacifas ditën e djeshme në Bularat, gjithçka ndodhi me sharjet e koret raciste kundër shqiptarëve, ishte një shfaqje e shëmtuar që ka ndryshuar raportet mes dy vendeve.

I ftuar në rubrikën Opinion në Neës24, Mustafaj u shpreh se raportet dhe atmosfera mes dy vendeve nuk janë më të njëjta.

PJESË NGA INTERVISTA

Duhet thënë se ajo që pamë dje në Bularat ishte një gjë e shëmtuar dhe nuk i ndihmon dy shtetet tona E vetmja gjë e mirë ishte numri i vogël i protestuesve. Reagim i shtetit shqiptar  ka qenë korrekt se janë bërë kontrollet. Unë nuk isha për përdorimin e dhunës nga qeverive. Dhe reagim i  sotëm i qeveris është korrekt dhe nuk e tepron sovranitetin e saj. Shpallja non grata ishte e argumentuar dhe jo një deklaratë emocionale.  Atmosfera mes dy vende nuk është më e njëjta para vrasjes së Kaçifas.

Ka dy variante kjo histori? Akoma nuk e dimë se si ka shkuar historia?

Ka dy variante, pasi ka një thirrje nga ministritë e mbrojtjes dhe e jashtë të Greqisë, që u bëri thirrje protestuesve për vetëpërmbajtje. Por mbajtja zi për një njeri të tillë është një fyerje që i bëhet fqinjësisë së mirë. Mua më bëri përshtypje prania e ambasadores greke e cila nuk u distancua nga kjo ngjarje. Shoqëria greke nuk e ka sensin e autokritikës, nuk shmanget kurrë nga e keqja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat