Gjika: 400 mijë të rinj kanë ikur duke hedhur gurin prapa për të mos u kthyer kurrë!

Shqipëria

Gjika: 400 mijë të rinj kanë ikur duke hedhur gurin prapa për të mos u kthyer kurrë!

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 08:29
Gjergj Gjika

Kryetari i dhomës së Fasonistëve, Gjergj Gjika i ftuar në "Ekopolitikë", tha se 400 mijë të rinj janë larguar nga vendi, ndërsa në dy vite është zbrazur 10% e popullsisë.

Gjika: Janë 400 mijë veta, kryesisht të rinj që kanë lënë Shqipërinë. Kanë ikur duke hedhur gurin prapa dhe të mos vijnë më kurrë në këtë vend. Ne të gjithë e dimë dhe bëjmë sikur s'ka ndodhur gjë. 400 mijë të tjerë kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane. Shqipëria nuk është Kina me 1 miliard banorë. Kaq familje shqiptare janë. Është një frymë antipunë që nga mëngjesi deri në darkë. Të fusim tek njerëzit frymën për punë dhe të mos largohen në këtë mënyrë kaq masive. Për dy vite kanë ikur 10% e popullsisë. Këto janë probleme të mëdha që nuk kanë ndodhur kurrë më parë.

Zuzi: Zgjidhet nga klima e të bërit biznes po qe se klimë më të mirë, të rriten të ardhurat, dhe po të rriten të ardhura, rriten rrogat. 

Gjergji: Një problem tjetër është thithja e investimeve të huaja që ne jemi të fundit në rajonit. Të fundit në rajon është lule, të fundit, të fundit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat