Në farmaci, ilaçe kontrabandë. Xhiro shkon deri në 5 milionë euro

Shqipëria

Në farmaci, ilaçe kontrabandë. Xhiro shkon deri në 5 milionë euro

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 12:55
Ilustrim

Gjithkujt i ka ndodhur që të ketë blerë barna pa pasur pullë në paketim. Këto janë barna që futen me çanta në tregun e hapur farmaceutik pa ditur as se ku prodhohen dhe as çfarë cilësie kanë.

Pacientët shqiptarë janë të pambrojtur kundrejt barnave kontrabandë që shiten në farmacitë tona. Ato futen me çanta pa iu nënshtruar kontrolleve mbi origjinën nga vijnë dhe pa shlyer detyrimet fiskale ndaj shtetit.

Kur kontrollet e task forcës së ngritur nga Ministrisë së Shëndetësisë janë drejt fundit rastet e konstatuara për subjekteve që tregtojnë barnat kontrabandë apo barna pa pullë janë shumë të pakta.

Madje, edhe vete Ministria e Shëndetësisë nuk është e qartë për këtë. Në një njoftim të datës 19 tetor për atë çfarë po bën task forcë thuhet se janë inspektuar 158 farmaci, janë kapur 14 subjekte që tregtojnë barna pa pullë.

Ndërkohë që në një njoftim të mëvonshëm në 26 tetor thuhet se janë inspektuar në total 204 farmaci, ndërsa numri i farmacive që tregtojnë barna pa pullë deklarohet të jetë 10, çka tregon dhe seriozitetin që kanë task forcat që ngrihen në vendin tonë. Por edhe sikur nëse do të ishte korrekt deklarata dhe shifra e subjekteve të kapura me medikamente pa pullë, të ishte më e lartë, sërish është një “vrimë në ujë”.

Burime të Top Channel thonë se në Shqipëri bëhen rreh 5 milionë euro xhiro në vit nga tregtimi i barnave kontrabandë.

Ky është nje biznes fitimprurës që mbështet fort nga politika si nga të majtët që qeverisin sot, por po kështu, ka lulëzuar edhe në kohën e qeverisjes së djathtë.

Taskc forca të ngritura kanë treguar se nuk janë efikase. Dhe në fakt ky fenomen nuk mund të luftohet me task forcë nëpër farmaci, pasi barnat kontrabande kalojnë me çanta në pikat tona doganore dhe kontrollet duhen bërë atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat