Në Vlorë u vranë për parti… dhe jemi në 2018-ën!s

Shqipëria

Në Vlorë u vranë për parti… dhe jemi në 2018-ën!s

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 13:15
Fatmir Hodo

Admir Delaj, autori i dyshuar i vrasjes së kreut të njësisë administrative në Selenicë të Vlorës, i ka thënë hetuesve nuk e mban mend çfarë kishte bërë.

Ai ka deklaruar se kishte qenë i dehur kur ndodhi ngjarja, mbrëmjen e djeshme teksa të dy pinin në një lokal.

“Nuk më kujtohet se çfarë ka ndodhur dhe çfarë kam bërë, isha i dehur”, ka deklaruar ai në polici.

Viktima dhe autori kanë qenë në tavolinë së bashku duke pirë në një lokal në fshatin Kote.

Kurse një dëshmitar i tha policisë se mes autorit të dyshuar dhe kreut të njësisë administrative nisi një debat i ashpër për çështje politike.

Pas fyerjeve dhe akuzave mes tyre, 43-vjeçari Deliaj shkoi në makinë, mori çiften dhe qëlloi drejt viktimës Fatmir Hodo.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme.Autori u largua pas ngjarjes, por u arrestua nga policia 1 orë më vonë.

65 vjeçari Hado mbante postin e kreut të Njësisë Administrative Kotë, pasi ishte zgjedhur në vitin 2015 si përfaqësues i Partisë Demokratike dhe debati i nisur mes tyre, sipas deshmive, ishte pikerisht per partite politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat