Pas shpalljes “Non Grata”, Zv/ministrja greke i kujton Shqipërisë anëtarësimin në BE

Shqipëria

Pas shpalljes “Non Grata”, Zv/ministrja greke i kujton Shqipërisë anëtarësimin në BE

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 13:30
Katerina Papakosta

Zv/ministrja greke e Mbrojtjes së Qytetarit, Katerina Papakosta ka reaguar një ditë pasi shpalljes “Non Grata” në Shqipëri të 52 shtetasve grekë.

Në një njoftim në rrjetet sociale zv/ministrja i kujton Shqipërisë anëtaresimin në Bashkimin Europian.

“Me Shqipërinë duhet të hapim një dialog të sinqertë dhe të thellë për të drejtat e minoritetit grek në funksion të pespektivës së tyre evropiane. Shqipëria duhet ta pranojë se ashtu sikurse kërkon autonominë apo pavarësinë për shqiptarët jashtë vendit të tyre, duhet edhe të sigurojë të drejtat e minoritetit grek. Këto janë kushte për integrimin në Evropë”.

Ditën e premte 52 shtetas grekë që morën pjesë në varrimin e Kostandinos Kaçifas në Bularat, u shpallën “Non Grata” nga Ministria e Brendshme.

Vendimi u mor pasi këta shtetas hodhën parulla anti-shqiptare dhe bllokuan rrugën Gjirokastër – Kakavijë. Vendimin  e bëri publik vetë ish –zëvendësministri i Brendshëm, Sandër Lleshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat