Investimi në lumin Gjanica – Kryeministri inspektim të palajmëruar në kantier

Shqipëria

Investimi në lumin Gjanica – Kryeministri inspektim të palajmëruar në kantier

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 22:14
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryeministri Edi Rama pas takimit që zhvilloi në qytetin e Vlorës, ku prezantoi buxhetin 2019 për Infrastrukturën, është ndalur mbrëmjen e së shtunës edhe në qytetin e Fierit, për një inspektim të paprogramuar në kantierin e lumit Gjanica.

Projekti për rehabilitimin e lumit Gjanica, synon ta shndërrojë këtë lumë në pjesë integrale të qendrës së re të qytetit të Fierit, që po transformohet në një hapësirë të re publike.

“Live nga Fieri, ku lumi që qelbte e përmbyste dynjanë, po hyn në shtratin e qendrës së re të qytetit, falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane”, shkruan Rama.

Ndërhyrja rrënjësore që po bëhet në gjithë gjatësinë e shtratit të lumit, do të shmangë përmbytjet në stinën e dimrit, që ktheheshin në një rrezik serioz për banorët e Fierit.

Sipas projektit për rikualifikim urban të kësaj zone, nga dy urat që janë mbi lumin Gjanica, njëra do të jetë vetëm për këmbësorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat