Rruga që lidh Malin e Jushit me Trushin 20 vite e harruar, Shkreli: Bashkia e shet si të përfunduar

Shqipëria

Rruga që lidh Malin e Jushit me Trushin 20 vite e harruar, Shkreli: Bashkia e shet si të përfunduar

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 15:49
Rruga: Malin e Jushit me Trushin

Rruga që lidh dy fshatrat, Malin e Jushit me Trushin si dhe një rrugë hyrëse për në Velipojë është kthyer në një makth për banorët.

Kryetari i Partisë Socialiste për Vaun e Dejës, Kristjan Shkreli shprehet për ATSH se kjo rrugë ka mbetur e shkretë prej 20 vitesh dhe asnjë herë nuk është vënë dorë për ta rregulluar.

“Kjo rrugë u shërben qindra banorëve që lidh të dy fshatra Malin e Jushit me Trushin si dhe porta hyrëse për në Velipojë”, tha ai.

Shkreli shton se bashkia e shet këtë rrugë si të përfunduar ndërkohë që janë hedhur disa grumbuj gurë në mes të rrugës duke e përkeqësuar edhe më keq atë dhe bërë të pa kalueshme për mjetet. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat