Rama: Shqiponja petashuqe, horror në hyrje të Tiranës

Shqipëria

Rama: Shqiponja petashuqe, horror në hyrje të Tiranës

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 16:12
Statusi i Edi Rames ne fb

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar “horror në hyrje të Tiranës” simbolin e shqiponjës që u hoq mbrëmjen e së shtunës.

Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë ka ironizuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën.

“Artist! Shqiponja petashuqe e lekut nuk mund të bëhet dot monument tredimensional, sepse kthehet në horror, mu ashtu siç ishte në hyrje të Tiranës me vite me radhë! Po ti s’ke faj, përpara petashuqes bëhesh petë, lekë, lekë, lekë. Nejse, lëre shqiponjën, iku! Shiko veten Artist”, shkruan Rama në rrjetin social.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat