Debati për dekretin/ Presidentët italianë i thonë Metës mos dekreto pa bindje

Shqipëria

Debati për dekretin/ Presidentët italianë i thonë Metës mos dekreto pa bindje

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 21:40
Ilir Meta

Nëse do t'i referohemi ligjit themeltar të shtetit me profesionalizëm dhe jo amatorizëm apo bindje politike, do e marrim përgjigjen e saktë lidhur me pikëpyetjet që janë ngritur kohët e fundit rreth vendimit të Presidentit Meta për të mos firmosur propozimin e kryeministrit Rama për emërimin e Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm.

Në Kushtetutë asnjë nen nuk parashikon që Presidenti s'ka të drejtë të refuzojë një propozim për ministër. Madje për këtë vjen në ndihmë veçanërisht edhe Kushtetuta e Italisë nga e cila është inspiruar edhe Kushtetuta jonë.

Kujtojmë se në Itali, Presidentët, të cilët kanë më pak kompetenca se kreu i shtetit në Itali e kanë ushtruar katër herë kompetencën për të refuzuar një propozim për emërim ministri. Madje neni 92 i Kushtetutës italiane është i njëjtë me nenin 98 të Kushtetutës sonë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat