Balliu: Protesta mund të përshkallëzohet, Rama t'i japë shpjegime këtij populli

Shqipëria

Balliu: Protesta mund të përshkallëzohet, Rama t'i japë shpjegime këtij populli

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 11:43
Deputeti demokrat Klevis Balliu

Deputeti demokrat Klevis Balliu ka mbështetur protestuesit e Unazës së Re që po kërkojnë takim me kryetarin e bashkisë Erion Veliaj për dëmshpërblimin e banesave dhe bizneseve që do t’u prishen. Balliu tha se kërkesat e banorëve janë legjitime dhe vetë kryeministrit duhet t'i japë shpjegime atyre.

“Kemi një shtet absurd, - tha Balliu. - ku një kryeministër, më saktë një diktator, vendos të shkatërrojë shtëpitë e qytetarëve shqiptarë pa u dhënë atyre as të drejtën e kompensimit, asnjë shpjegim.

Këta qytetarë janë absolutisht në legjitimitetin  e tyre për të protestuar, për të ushtruar të drejtën e tyre për të protetsuar, për të mbrojtur pronat e tyre.

Qeveria duhet të hapë veshët, të dëgjojë qytetarët. Sot kishte vezë, nuk dihet çfarë sjellin nesër dhe pasnesër.

Qeveria të hapë veshët dhe t’u japë kompensimin cent për cent me çmimin e tregut që është sot. Në të kundërt, situata mund të përshkallëzohet, ndaj është esenciale që një përfaqësues i qeverisë, vetë kryeministri Rama të vijë këtu dhe të japë shpjegimet që i takon këtë populli.

Është ky popull që paguan për karriget dhe e meritojnë një shpjegim pse ky shtet po i shkatërron shtëpitë e tyre. PD i ka mbështetur dhe do t’i mbështesë deri ën fund në çdo orë të ditës," garantoi deputeti i PD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat