Dosja “Babale”, Gjykata e Tiranës vendos për fatet e tre të akuzuarve

Shqipëria

Dosja “Babale”, Gjykata e Tiranës vendos për fatet e tre të akuzuarve

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 14:50
Albert Veliu (Babalja)

Këtë të hënë është zhvilluar seanca e rradhës për dosjen e famshme “Babale”, ku gjykata ka vendosur për fatin e tre personave të përfshirë drejtpëdrejt në këtë çështje, shtetasit Albert Veliu (Babalja), Fredi Alizoti si dhe gazetari Jetmir Olldashi.

Në fund të seancës gjykata ka vendosur që të lërë në fuqi masën e arrestit me burg për Fredi Alizotin, i cili akuzohet për pjesëmarrje në audio- përgjimin e publikuar muaj më parë mes Albert Veliut dhe të pretenduarit sipas përgjimit, vëllait të ish Ministrit të Brendshëm Fatmri Xhafaj.

Nga ana tjetër gjykata ka kërkuar arrest me burg në mungesë për Albert Veliun, i cili aktualisht ndodhet në Kosovë ku dhe ka kërkuar azil politik. Për gazetarin Jetmir Olldashi, i cili ishte pjesë e audio- përgjimit mes Babales e të pretenduarit Geron Xhafaj, gjykata ka lënë masën e hetimit në gjëndje të lirë.

Kujtojmë se audi- përgjimi u nxorr nga Partia Demokratike e cila pretendonte se vëllai i Xhafajt, në atë kohë Ministër i Brendshëm, vijonte të merrej ende me trafikun e drogës. Skandali solli lëvizje në kampin e maxhorancës, hedhjen poshtë të akuzave nga vetë Ministri Xhafaj si dhe largimi i vëllait të tij drejt Italisë, për të bërë dënimin e marrë vite më parë për trafik droge.

Më tutje në skenë hyri Fredi Alizoti, i cili rezultonte të ishte sipas përgjimeve të kryera nga prokuroria aktori që imitonte vëllain e Ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafajt. Me hedhjen poshtë të figurës së Alizotit e kësisoj dhe audio- përgjimit të Babales, pD publikoi një tjetër përgjim (kësaj here me audio-video) të Fredi Alizotit, i cili deklaronte se i ishin premtuar para në këmbim të hedhjes poshtë të variantit të “Babales” nga eksponentë të lartë të PS-së.

Nga azili dhe në pritje të një përgjigjeje, vetë Babalja shprehej se Alizoti ishte një njeri i pabesueshëm dhe se do të gënjente për çdo gjë në këmbim të parave. Albert Veliu mbajti qëndrimin e pandërprerë se në audio- përgjimin e publikuar fillimisht, ai kishte folur me Geron Xhafën për trafik droge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat