Presidenti Ilir Meta ka shpallur qytetaren më të re të re të Republikës së Shqipërisë, motrën e mbretëreshës Geraldine.
“Nga sot Shqipëria nuk është më atdheu vetëm i motrës së saj, Mbretëreshës Geraldine, por edhe atdheu i saj. Krenar për qytetaren më të re të Republikës së Shqipërisë, znj.Jeanine Eliane Marize Sylviane Girault Muselier, e cila pavarësisht se ka kaluar 90 vjet vazhdon me dashuri, përkushtim dhe energji si një 20-vjeçare të punojë për Shqipërinë dhe shqiptarët”, thotë Presidenti Ilir Meta në faqen e tij zyrtare.