Basha: Largimi i Xhafajt dhe Tahirit sukses i opozitës

Shqipëria

Basha: Largimi i Xhafajt dhe Tahirit sukses i opozitës

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 22:35
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në një studio televizive, u shpreh se konflikti midis Presidencës dhe Kryeministrisë për çështjen e ministrit të ri të Brendshëm, është një nga dimensionet e krizës së mungesës së Gjykatës Kushtetuese. Basha tha se që prej një viti, shqiptarët nuk kanë Gjykatë Kushtetuese. Një vend pa Gjykatë Kushtetuese, është një vend që qeveriset në kushtet e paligjshmërisë.

“Me zhdukjen e Gjykatës Kushtetuese, do të thotë që ky pushtet absorbohet nga një grusht njerëzish dhe këtë e shohim ditë për ditë, që nga ligji për Teatrin e deri tek protesta e banorëve që shohim tek Unaza e Re. Dimensioni institucional i krizës është i qartë edhe me rastin e konfliktit të Presidentit dhe Kryeministrit për ministrin e Brendshëm”.

Kreu i Partisë Demokratike foli edhe për largimin e Fatmir Xhafajt dhe Saimir Tahirit ku e cilëson si një sukses të paprecedent. Sipas Bashës “asnjë opozitë në 27 vite nuk ka arritur të largojë dy ministra. Kjo opozitë ja ka dalë. Jo vetëm kaq, ka arritur të largojë shumë deputetë të lidhur me krimin, një kryebashkiak dhe afro 350 zyrtarë”.

Për kandidaturën e Sandër Lleshajt, ai tha se nuk duhet të pranohet pasi “Sandër Lleshaj vjen pas pesë vitesh në një nga anekset e Kryeministrisë ku ka patur detyrën për të këshilluar Kryeministrin për sigurinë. Sandër Lleshi duhet të gjykohet. Ai nuk vjen nga bota akademike, nuk vjen nga pozitat e një socialisti kritik me mënyrën si është trajtuar siguria. Ai vjen nga anekset e Kryeministrisë për të këshilluar Ramën për sigurinë kombëtare”. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat