Kush do të kandidojë përballë Veliajt? Ja si përgjigjet Basha

Shqipëria

Kush do të kandidojë përballë Veliajt? Ja si përgjigjet Basha

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 11:09
Lulzim Basha

Lulzim Basha është pyetur mbrëmjen e djeshme, se kush do të jetë kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, që do të konkurrojë përballë Erion Veliajt.

Basha tha se për momentin nuk ka ende asnjë emër, por ai u shpreh se opozita do ta fitojë Bashkinë e Tiranës.

“E do me emër? E do sot ti? Sot s’ta them dot, se nuk i nxjerr nga xhepi kandidatët, siç e bën Rama.

Ai do dalë dhe do përfaqësojë interesat e shqiptarëve para atyre të partisë.

Kandidati i Tiranës nuk do të përfaqësojë as oligarkët, as vrasës fëmijësh në Sharrë.

As njerëz që fitojnë miliona euro me tenderë fiktivë, që zhdukin vendparkimet, që 7-fishojnë taksat për bizneset, që ndërtojnë inceneratorë për të mbushur xhepat e tyre dhe të Arben Ahmetajt.

Do të përfaqësojë një figurë qytetare. Zgjedhjet do t’i fitojmë”, u shpreh Basha, duke i përgjigjur pyetjes së gazetarit Denis Dyrnaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat