Deputet i LSI: Çdo ditë e më shumë faktohen lidhjet e Ramës me krimit

Shqipëria

Deputet i LSI: Çdo ditë e më shumë faktohen lidhjet e Ramës me krimit

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 16:29
Endrit Brahimllari

Deputeti i Lëvizjes socialiste për Integrim, Endrit Brahimllari deklaroi sot gjatë një konference për mediat se çdo ditë e më shumë po vërtetohet lidhja e kryeministrit Edi ama me krimin e organizuar.

Ai deklaroi nga selia e LSI, se kapja e institucionit të drejtësisë shkelja e Kushtetutës dhe ligjeve në vend, tregon se Rama po përpiqet me çdo kusht të mbrojë kriminelët e tij në parti, politikë dhe biznes.

Ndërkohë deputeti i LSI i ka drejtuar dhe sisa pyetje kryeministrit, të cilat ai patjetër duhet tu japë përgjigje, se çfarë e lidh atë me Avdylajt, pse ka frikë nga Bajrat dhe Ndoka, si dhe disa pyetje të tjera.

Ja deklarata e plotë e Brahimllarit:

Zhvillimet e sotme nga Gjykata e Krimeve të Rënda konfirmojnë për të disatën herë lidhjen e Edi Ramës me krimin e organizuar.

Paligjshmëria e Edi Ramës synon mbrojtjen e bashkëpunëtorëve të tij, Vangjush Dako dhe ministrat e tjerë të lidhur me botën e krimit të organizuar në Shqipëri. Me ndihmën e të cilëve u realizua dhe blerja e zgjedhjeve. Ato çka kemi bërë publike prej kohësh, përfshirjen e strukturave kriminale në zgjedhjet e Qershorit janë vërtetuar sot.

Dhunimi i Kushtetutës dhe i institucioneve, kapja e Prokurorisë  së Përgjithshme dhe e Krimeve të Rënda i shërbejnë Edi Ramës për të mbyllur një orë e më parë çështjet e bashkëpunëtorëve të tij në krim. Po risjell përsëri në vëmendje të opinionit publik pyetje të cilat kërkojnë përgjigje nga  Edi Rama, përgjigjen e të cilave e pret e gjithë Shqipëria.

Cilat janë arsyet e dorëheqjes së Fatmir Xhafes, ish Ministër i Brendshëm?

Cila është lidhja e Edi Ramës, Kryeministër i Shqipërisë me Avdylajt?

Përse ka frikë Edi Rama nga Bajrat?

Çfarë ju ka premtuar ai atyre si kryeministër i vendit?

Deri ku shkon përfshirja e Edi Ramës në laboratorin e Hasit?

A e gjeti Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, pronarin e 613 kg të kokainës në Maminas?

Për çfarë e kërcënon Ndokaj nga burgu Edi Ramën?

A e kërcënon Vangjush Dako Edi Ramën?

A është kthyer Edi Rama në një kredi të vërtetë bankare për Vangjush Dakon?

Me çfarë materialesh e kërcënon Saimir Tahiri dhe deri ku shkon përfshirja e Edi Ramës  në çështjen e Xibrakës?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat