“Unë i shërbej atij” Vangjush Dako reagon pas deklaratave të forta të Avdylajt

Shqipëria

“Unë i shërbej atij” Vangjush Dako reagon pas deklaratave të forta të Avdylajt

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 16:45
“Unë i shërbej atij” Vangjush Dako reagon pas deklaratave të forta të Avdylajt

Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka reaguar për herë të parë në lidhje me deklaratat e bëra këtë të martë në sallën e gjyqit nga ana e Astrit Avdylajt, pjesëtar i grupit kriminal të Shijakut, i cili ka shprehur hapur mbështetjen ndaj Partisë Socialiste dhe vetë kryebashkiakut.

Përmes një statusi në rrjetin social Dako e ka cilësuar deklaratën e Avdylajt si qesharake, por njëkohësisht është munduar që fokusin e reagimit të tij ta zhvendosë tek një reagim të bërë nga deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi. Dako e ka sulmuar demokratin i cili hodhi akuza pas deklaratave të Astrit Avdylajt se ai i shërben kryebashkiakut të majtë. 

Kryebashkiaku paralajmëroi gjithashtu se do të hedhë në gjyq për shpifje edhe Boçin, duke e kthyer kështu listën e “kërcënimeve” për gjyq ndaj demokratëve në një rekord të tijin personal, pasi deri më tani janë bërë disa nga deputetët e opozitës që Vangjush Dako është shprehur se do t’i kallëzojë penalisht.

STATUSI I DAKOS:

Asnjëherë s'e kam kuptuar dot si mund të ketë qenë pedagog një njeri kaq qesharak sa Luçiano Boci!

Sot ka dalë Luçi dhe përveç avazit të dosjes 399 paska folur i emocionuar nga deklarata e njërit nga Avdylajt në gjyq.. Për të qarë dhe për të qeshur edhe Avdyli edhe Luçi edhe Lul Peshku bashkë!

Njëri del ne gjyq dhe mirë që nuk kërkoi edhe krehër para pushkatimit të togës gjermane.. Tjetri del tek partia dhe kërkon llogari nga unë për një deklaratë qesharake që flet vetë më shumë se çdo koment për autorin!

Ky Luçiano më mungonte në listën e gjyqit dhe do futet sot direkt, po ndërkohë po i çoj dhe një disk të Ribla Çorbes se ky është si tip këngëtari jugosllav nga ata të kabareve komuniste!

Akuzat e demokratit:

"Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka reaguar për herë të parë në lidhje me deklaratat e bëra këtë të martë në sallën e gjyqit nga ana e Astrit Avdylajt, pjesëtar i grupit kriminal të Shijakut, i cili ka shprehur hapur mbështetjen ndaj Partisë Socialiste dhe vetë kryebashkiakut."

Çfarë tha Astrit Avdylaj

“Rroftë Dako, rroftë PS, aty i qaj hallet’

“Vangjush Dakos i kam shërbyer. Besoj në programin e tij dhe të të PS-së. Me herët i kam shërbyer Berishës dhe Agron Dukës. Por tani kam ndryshuar kah politik. Kam qenë i persekutuar, kam bërë burg politik

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat