E rëndë në Korçë, e moshuara gjendet e vdekur në banesë

Shqipëria

E rëndë në Korçë, e moshuara gjendet e vdekur në banesë

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 09:30
Foto ilustrim

Një 68-vjecare është gjetur e vdekur në banesën e saj mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës.

Mësohet se e moshuara Ramije Mushaj është gjetur e pajetë në banesën e saj në lagjen numër 4 të qytetit të Korçës.

Viktima jetonte e vetme dhe vuante prej disa kohësh nga diabeti.

Policia dyshon se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, pasi në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat