Meta takon ministrin e Jashtëm francez, zbardhet biseda

Shqipëria

Meta takon ministrin e Jashtëm francez, zbardhet biseda

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 09:53
Ilir Meta dhe Jean-Yves Le Drian

Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar në Francë edhe me ministrin e Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian me të cilin ka ndarë çështje të rëndësishme.

Në një status në “Facebook”, Kreu i Shtetit shkruan se ka biseduar për bashkëpunimin në rajonin e Mesdheut por thekson se Shqipëria mbështetet tek Franca për hapjen e negociatave me BE.

“Kënaqësi e veçantë të bisedoja në Marsejë, me Ministrin e jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, jo vetëm për rëndësinë e bashkëpunimit në rajonin e Mesdheut. Presim vizitën e tij të ardhshme në Shqipëri dhe mbështetemi fort tek Franca për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian”, shkruan Presidenti Meta.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat