Parku Kombëtar i Divjakës, destinacion turistik gjithnjë e më i vizituar

Shqipëria

Parku Kombëtar i Divjakës, destinacion turistik gjithnjë e më i vizituar

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 10:00
Parku Kombëtar i Divjakës

Parku Kombëtar i Divjakës është transformuar në një destinacion turistik gjithnjë e më i vizituar nga shqiptarë e të huaj.

Gjatë fundjavës ky park ka mirëpritur vizitorë të shumtë të cilët kanë shijuar një fundjavë ndryshe mes qetësisë natyrore dhe bukurive të peizazhit.

Vizitorët gjithashtu shijuan dhe turizmin e aventurës duke bërë shëtitje me biçikleta dhe duke ngritur çadra në park, i cili ofron një sipërfaqe të madhe për piknik.

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta është një zonë e mbrojtur në zonën bregdetare të Shqipërisë, që përbëhet nga ekosisteme komplekse, shumë të pasura në biodiversitet dhe burime natyrore, transmeton atsh.

Parku është shpallur si zonë e mbrojtur natyrore për shpendët e ujit, si ligatinë me rëndësi ndërkombëtare sipas Konventës së Ramsarit, që nga viti 1995.

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta gjendet 90 km nga kryeqyteti i Tiranës, 60 km nga Durrësi qyteti-port më i madh, dhe 80 km nga aeroporti ndërkombëtar i vetëm në Shqipëri. Ai kufizohet nga lumi Shkumbin në veri, nga kodrat e Divjakës në Lindje, nga kanali i Myzeqesë dhe lumi Seman në jug, dhe laget nga deti Adriatik në perëndim.

Zona e parkut kombëtar Divjakë-Karavasta është zona më e rëndësishme komplekse e Shqipërisë përsa i përket biodiversitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat