Gati projektligji për Mbrojtjen Civile, ministrja Xhaçka mirëpret konsultimet

Shqipëria

Gati projektligji për Mbrojtjen Civile, ministrja Xhaçka mirëpret konsultimet

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 10:23
Foto ilustrim

Ministria e Mbrojtjes ka gati projektligjin për  mbrojtjen civile. Ministrja, Olta Xhaçka, në një postim në fb, thotë se riorganizimi i Emergjencave Civile nuk mund të mjaftohet vetëm me kalimin e tyre nën përgjegjësinë e Ministrisë së Mbrojtjes.

Xhaçka thotë se projektligji synon ngritjen në një nivel më të lartë të efektivitetit të sistemit të mbrojtjes civile, i cili përcakton detyrat dhe përgjegjësitë e institucioneve, të subjekteve private, organizatave dhe shoqatave të shoqërisë civile, dhe të shtetasve në tërësi.

Xhaçka: "Projektligji përcakton më qartë se kurrë përgjegjësitë e pushtetit qendror e lokal, përcakton parashikimet në buxhet për emergjencat dhe është në përputhje me direktivat e BE-së. Rrit rolin e prefektit dhe krijon Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, e cila do të ketë kapacitete shumë më të mëdha administrative, përgjegjësi dhe kompetenca më të gjera. E fundit, por kurrsesi më pak e rëndësishmja; nxit vullnetarizmin".

Ministrja e Mbrojtjes Xhaçka thotë se mirëpret çdo sugjerim nga profesionistë dhe ekspertë për projektligjin, përpara se ta dërgojë në qeveri dhe më pas në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat