Aksi Kardhiq-Delvinë shkurton distancën mes Tiranës dhe Sarandës

Shqipëria

Aksi Kardhiq-Delvinë shkurton distancën mes Tiranës dhe Sarandës

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 10:58
Aksi Kardhiq-Delvinë

Vijon me intensitet të lartë puna në aksin Kardhiq-Delvinë ku po punohet për hapjen e trasesë së rrugës.

Kjo vepër infrastrukturore do të shkurtojë ndjeshëm distancën mes Tiranës dhe Sarandës duke nxitur më tej zhvillimin e turizmit.

Buxheti afatmesëm i qeverisë 2019-2021 parashikon vijimin e financimit të këtij aksi shumë të rëndësishëm dhe me impakt në ekonominë dhe turizmin e vendit.

Aktualisht është hapur procedura e tenderimit që ka si objekt hartimin e projektit të tunelit me gjatësi 1 km (loti 7) dhe hartimin e projektit për lotin 2, që përfshin pjesën nga fshati Shijan deri në hyrje të qytetit të Delvinës, transmeton atsh.

Kjo rrugë është cilësuar një nga akset më prioritare, që shkurton në rreth 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana deri në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm turizmit.

Saranda nga qyteti i Gjirokastrës do të bëhet për 25-30 minuta, që do të thotë se çfarëdolloj oferte turistike që do të ofrojë Shqipëria në Sarandë, tanimë bëhet paketë së bashku me Gjirokastrën dhe bukurinë natyrore, apo ushqimin bio të Përmetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat