Kthimi i eshtrave të Mid’hat Frashërit, Basha: Qeveria s’ka asnjë meritë, bëri detyrën

Shqipëria

Kthimi i eshtrave të Mid’hat Frashërit, Basha: Qeveria s’ka asnjë meritë, bëri detyrën

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 11:33
Kthimi i eshtrave të Mid’hat Frashërit

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka bërë homazhe ditën e sotme para arkëmortit me eshtrat e shkrimtarit të njohur Mid’hat Frashëri.

Basha vlerësoi kthimin e eshtrave të shkrimtarit, por jo rolin e qeverisë.

Sipas tij qeveria nuk ka asnjë meritë, “veçse bëri detyrën, me taksat e shqiptarëve”.

Gjithçka pasi arkëmorti me eshtrat e personalitetit të njohur të letrave shqipe, mbërriti nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në aeroportin e Rinasit rreth orës 09.00 të kësaj të mërkure.

Në nderim të tij u mbajtën homazhe në Akademinë e Shkencave.

Sakaq eshtrat e tij, do të varrosen pranë vëllezërve Frashëri në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës

Mid’hat Frashëri ishte djali i shkrimtarit të njohur Abdyl Frashëri, dhe nip i Naim dhe Sami Frashërit.

Mid’hat Frashëri kthehet në Shqipëri nga SHBA-ja, si firmëtar i pavarësisë dhe kryetari i Kongresit të Manastirit. Për kthimin e eshtrave të tij në Shqipëri, Këshilli i Ministrave akordoi fondin prej 3 239 400 lekë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat