Viktimës në Shkodër i vranë kushëririn në shtator: Ishin moshatarë…

Shqipëria

Viktimës në Shkodër i vranë kushëririn në shtator: Ishin moshatarë…

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 13:19
Arjan Ferracaku

Fatos Ferracaku, 31-vjeçari që u ekzekutua sot pak para mesditës në Shkodër ishte kushëri me Arjan Ferracakun, 31-vjeçarin e vrarë më 1 shtator po në Shkodër, ndërsa kalëronte, shkruan BalkanWeb.

Arjan Ferracaku, pronar i dy bizneseve në Velipojë dhe baba i dy fëmijëve u gjet i vrarë në periferi të qytetit të Shkodrës ku zakonisht janë gjetur makina të përdorura për krime dhe të djegura.

Fillimisht një makinë e braktisur ka ngjallur dyshimet e policisë së Shkodrës dhe pas saj është zbuluar dhe viktima. Sipas ekspertizës paraprake, 31-vjeçari ishte vrarë gjatë natës.

Ndërsa sot Fatos Ferracaku ishte duke pirë kafe në një lokal në zonën e markatës në lagjen “Rus” në Shkodër bashkë me mikun e tij Fatmir Mehaj kur u qëllua nga persona me maska dhe me motor. Ai ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra, ndërsa miku i tij është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas qytetarëve, Ferracaku ishte tregtar peshku në markatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat