Reagon ambasada britanike: 55 vite burg për bandën ‘Shullazi’…

Shqipëria

Reagon ambasada britanike: 55 vite burg për bandën ‘Shullazi’…

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 16:46
Banda ‘Shullazi’…

Ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman, mirëpriti vendimin e Gjykatave në Shqiperi për të dënuar Emiljano Shullazin me 14 vjet burg dhe për anëtarët e bandës se tij.

“Krimi i organizuar shkatërron ekonomine jetën e njerëzve dhe komunitetet. Nuk duhet të ketë kurrë hapësirë që kriminelet e organizuar të veprojne ne kete vend,” tha ambasadori.

Gjykata e Krimeve të Rënda  dha dje vendimin edhe për pjesëtarët e bandës së tij, duke i dënuar në total me 55 vite burg.

Kështu mbështetësi i tij kryesor Gilmando Dani u dënua me 12 vite burg, Endri Qyqa dhe Endri Zela me nga 10 vite burg. Ndërkohë Blerim Shullazi u denua me 9 vite heqje lirie.

‘BalkanWeb” mësoi se Emiljano Shullazi u shpall faktor për gjobëvënien ndaj biznesmenit Ylvi Beqja dhe Jani Zako, por shpëtoi nga akuzat për shkatërrim të pronës me eksploziv për dy raste dhe kanosjes së dy profesorëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule.

Gjykata dha gjithashtu një masë shtrënguese, që të pandehurit të mos përfitojnë nga e drejta e lirimit me kusht, ndërsa dënimin do e kryejnë në një burg jo të sigurisë së lartë.

Emiljano Shullazi 14 vjet

Gilmando Dani 12 vjet burg
Endri Qyqa 10 vjet burg
Endri Zela 10 vjet burg për
Blerim Shullazi 9 vjet burg

Procesi gjyqësor u zhvillua dje nën masa të rrepta sigurie të Krimet e Rënda, ndërsa seanca u monitoruar nga përfaqësues të ambasadës amerikane dhe asaj gjermane. Trupit gjykues iu deshën rreth 3 orë e gjysmë për të marrë vendimin final për bandën e Emiljano Shullazit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat