“Shullazi”, OSBE si Ambasada Amerikane: Kriminelët e kanë vendin në burg

Shqipëria

“Shullazi”, OSBE si Ambasada Amerikane: Kriminelët e kanë vendin në burg

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 18:56
Emiljano Shullazi

Gjykata e Krimeve të Rënda një ditë më parë dha vendimin për Emiljano Shullazin, duke e dënuar me 14 vite burg për gjobvënie dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal.

Paraditen e sotme reagoi Ambasada Amerikane duke inkurajuar këtë gjykatën për këtë vendim dhe duke thënë më tej se kriminelët e kanë vendin në burg.

Me të njëjtën mënyrë ka reaguar pasditen e sotme edhe OSBE, e cila në një postim në “Twitter” lidhur me vendimin e një dite më parë për grupin “Shullazi” nga gjykata, shkruan se “mbështesim vendosmërinë e qeverisë së Shqipërisë për të përshkallëzuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kriminelët e kanë vendin në burg”.

“Prezenca e OSBE-së mirëpret vendimin e gjykatës për çështjen Shullazi. Gjithashtu, jemi të inkurajuar nga operacionet e muajve të fundit kundër krimit të organizuar dhe, së bashku me qytetarët shqiptarë që respektojnë ligjin, presim të shohim më shumë arrestime dhe dënime të kriminelëve të rrezikshëm. Mbështesim vendosmërinë e qeverisë së Shqipërisë për të përshkallëzuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kriminelët e kanë vendin në burg”, mbyllet postimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat