Qeveria “hap thesin” për sportin, 7 kategori shpërblimesh

Shqipëria

Qeveria “hap thesin” për sportin, 7 kategori shpërblimesh

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 18:57
Ilustrim

Mbledhja e qeverisë këtë mesjavë përcaktoi shpërblimet financiare për sportistët, pas ankesave të vazhdueshme të këtyre të fundit për indiferencë dhe mosvlerësim, si në rezultatet e marra në Shqipëri, ashtu edhe jashtë vendit.

Gjithsej janë përcaktuar 7 kategori sportistësh, që do të vlerësohen në rast të rezultateve të spikatura apo medaljeve.

“Sportistët që kanë arritur rezultate të larta në aktivitete kombëtare apo ndërkombëtare, sipas përcaktimeve të këtij vendimi, konsiderohen sportistë të nivelit të lartë dhe gëzojnë status e trajtim të veçantë, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim”, thuhet mes të tjerave në vendimin e qeverisë.

Mes atyre që do të përfitojnë bonuse dhe trajtime ushqimore e financiare janë ata që thyejnë rekorde, olimpike apo europiane dhe botërore. Do të përfitojnë gjithashtu, ata protagonistë që renditen nga vendi i parë deri në vendin e tetë në Lojërat Olimpike, si dhe nga vendi i parë deri në të 6 në Botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat