Berisha publikon mesazhet: Vlora dhe Laçi në kthetrat e maskave!

Shqipëria

Berisha publikon mesazhet: Vlora dhe Laçi në kthetrat e maskave!

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 22:35
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në faqen e tij në Facebook, dy ngjarje të rënda në Vlorë dhe Laç.

Referuar mesazheve të qytetarit dixhital, Berisha thotë se Vlora dhe Laçi janë në kthetrat e maskave.

Qytetari i pari i ka shkruar ish-kryeministrit se në Vlorë ka ndodhur një plagosje dhe pas kësaj ngjarje fshihet një njeri i afërt i Zani Çaushi. Ndërsa qytetari tjetër i shkruan për një grabitje me maska në qytetin e Laçit. Sipas tij është e 4 herë që në Laç i dalin masakt dhe policia nuk reagon.

Denoncimi i Sali Berishës

Vlora dhe Laçi ne kthetrat e maskave!

Narkopolicia fsheh plaçkitjet dhe plagosjet nga maskat. Jane te Partise Siçiliste, i kemi tanet!!

Lexoni mesazhet e qytetareve dixhital. sb

“mrgjs doktore nje plagosje ka ndodhure dje ne qytetin e vlores afer kalit te trojes policia deri tani nk ka dhene asgje Prshendetie doktore dje reth ores 12 te nates eshte qelluare me arem dhe policia fshe ngjarjen sepse ka qene dhe djali i artur dobicit qe ju e keni permend dhe ne parlament dhe djali i ardi licaj krahu i majt i zani caushit”

“Miremengjesi z sali ketu ne lac u ba hera 4 qe me dalin me maska dhe policija nuk rago te lutem shkruje diqka ne fb se dhe gjetan gjetanit ja kan myll gojen edi rama me shoket sot ne 6 pa 10 te megjesit kan hy me maska ne nje lokal dhe kan rraf axhen tim po u bo hera 4 qe doll dhe policija dhe prokurori lacit meshefin provat te lutem anonim”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat