Kërcënoi Veliajn me Kanun, pronari i lokalit nuk paguan as taksat

Shqipëria

Kërcënoi Veliajn me Kanun, pronari i lokalit nuk paguan as taksat

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 23:04
Kreu i PD-së, Lulzim Basha

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, pak ditë më parë u shfaq në një lokal në zonën e “Astirit”, për t’iu bashkuar protestuesve që nuk duan t’iu prishen shtëpitë, ku do të ndërtohet Unaza e Madhe.

Por, interesant është fakti se Lulzim Basha ka qendruar dhe ka mbajtur fjalimin e tij, në një lokal që është nën sekuestro, pasi nuk ka paguar taksat.

Për më tepër, pronari i lokalit, Dorjan Protoduari, kërcënoi një ditë më parë më Kanun kryebashkiakun Erion Veliaj, duke deklaruar publikisht se do t’i shkonte në shtëpi dhe ai do të vdiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat